Sherbim Klienti - Dega Berat
Date: Sep 22, 2026
Location: Berat, BKT ALBANIA
Company: BKT
Sherbim Klienti - Dega Berat
Detyrat :
•Kryerje e shpejtë dhe e saktë e veprimeve bankare (depozitime, tërheqje, llogari, depozita, karta, overdrafte). .
•Identifikim i kartëmonedhave të falsifikuara sipas rregullave të bankës.
•Ruajtje e konfidencialitetit të transaksioneve dhe të dhënave të klientëve.
•Mbështetje e marketingut dhe promovim i produkteve bankare për përmirësimin e përvojës së klientit.
Kualifikimet:
•Të ketë diplomë Bachelor në ekonomi dhe fusha të ngjashme;
•Të ketë aftësi të mira në matematikë për të lehtësuar procesin e rikoncilimit ditor;
•Të demonstrojë aftësi të forta në komunikim;Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt;
•Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë;
•Të punojë nën presion dhe të kontribuojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit;
•Të flasë rrjedhshëm anglisht.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 06.10.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.