CUSTOMER RELATIONSHIP SENIOR SPECIALIST- BKT PAY-epara
Date: Jul 23, 2026
Location: BKT PAY Epara
Company: BKT
CUSTOMER RELATIONSHIP SENIOR SPECIALIST - BKT PAY-epara
Qëllimi i Pozicionit
Të identifikojë, zhvillojë dhe menaxhojë marrëdhëniet me klientët individualë dhe bizneset, me fokus kryesor në segmentin Mikro dhe SME. Pozicioni është përgjegjës për sigurimin e klientëve të rinj, aktivizimin e tregtarëve (merchantëve), rritjen e portofolit dhe mbajtjen e klientëve, duke ndihmuar në maksimizimin e përdorimit të zgjidhjeve dixhitale të pagesave dhe portofolit elektronik të epara.
Përgjegjësitë Kryesore
- Të identifikojë dhe të sigurojë klientë të rinj individualë, Mikro dhe SME.
- Të gjenerojë mundësi të reja biznesi përmes aktiviteteve të shitjes, referimeve, partneriteteve dhe rrjetit profesional.
- Të prezantojë dhe promovojë produktet dhe shërbimet e epara sipas nevojave të klientëve.
- Të ndërtojë dhe mirëmbajë marrëdhënie afatgjata me klientët, duke vepruar si pika kryesore e kontaktit për portofolin e caktuar.
- Të mbështesë procesin e onboarding, aktivizimit dhe angazhimit të tregtarëve dhe klientëve biznes.
- Të identifikojë mundësi për rritjen e aktivitetit të klientëve, volumit të transaksioneve dhe përdorimit të produkteve.
- Të zhvillojë takime me klientë, prezantime produktesh, trajnime dhe vizita periodike.
- Të komunikojë me klientët në mënyrë profesionale përmes telefonatave, emailit, kanaleve dixhitale dhe takimeve ballë për ballë.
- Të sigurojë nivele të larta kënaqësie të klientëve përmes mbështetjes proaktive dhe menaxhimit efektiv të marrëdhënieve.
- Të marrë përgjegjësi të plotë për detyrat dhe proceset e caktuara, duke siguruar ndjekje dhe zgjidhje në kohë.
- Të punojë në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me ekipet e tjera për arritjen e objektivave të biznesit.
Kualifikimet, Aftësitë dhe Njohuritë e Kërkuara
- Diplomë universitare në Biznes, Financë, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3-5 vite eksperiencë në fintech, pagesa, bankë, mikrofinancë ose role komerciale me kontakt të drejtpërdrejtë me klientin.
- Eksperiencë e provuar në sigurimin e klientëve të rinj, menaxhimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e portofolit.
- Njohuri të mira mbi pagesat dixhitale, shërbimet për tregtarët dhe zgjidhjet financiare.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh.
- Aftësi të forta ndërpersonale dhe orientim të lartë ndaj klientit.
- Aftësi për të marrë përgjegjësi, për të menaxhuar proceset në mënyrë të pavarur dhe për të organizuar prioritete të shumta.
- Aftësi të mira në shitje, zhvillim biznesi dhe zgjidhje problemesh.
- Njohuri në Microsoft Office dhe përdorimin e sistemeve CRM.
- Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.