Teller per furnizimin e ATM-ve - Dega Durres
Date: Jan 21, 2026
Location: DURRES, BKT ALBANIA
Company: BKT
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të punojë në përputhje me Manualin e Përdorimit të ATM-ve dhe të udhëzimeve për operimin e ATM-ve;
- Të monitorojë gjëndjen e parave për ATM-të dhe të rregullojë ndryshimet e tyre kur është e nevojshme;
- Të bëhet rimbushja e ATM-ve;
- Të raportojë sa herë që kërkohet ndërhyrje për probleme të ndryshme që mund të ndodhin në ATM;
- Të eliminohen defektet e vogla në ATM, si bllokimi i kartëmonedhave dhe letrave; të ndihmojë në zbulimin e defekteve në ATM;
- Vendosja e materialeve të konsumuara në ATM, si letra, journal, etj.;
- Të dërgojë më procesverbal për kartëmonedha false të zbuluara në ATM;
- Të ofrojë mbështetjen e nevojshme për eprorët për rikoncilimin e parave kesh;
- Të respektohen rregullat e sigurisë gjatë transportit të parave kesh, rimbushja e ATM-ve.
PROFILI I PUNËS
- Të ketë diplomë universiteti në fushat si ekonomiks, financë, administrim biznesi, etj.
- Të zotërojë mirë gjuhën angleze,
- Të ketë aftësi të mira dhe logjikë operimi,
- Të jesh i sinqertë, i besueshëm dhe i shpejtë
- Të jetë në gjendje të punojë jashtë orarit siç mund të kërkohet nga puna.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 03.02.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
Ju njoftojme se pozicioni eshte per zevendesim leje lindje.