Micro and SME Relationship Specialist/ Line Manager

Date: Feb 6, 2026

Location: Gjakova, BKT KOSOVA

Company: BKT

 

         Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Përgjegjës për bërjen e biznesit për segmentin Mikro dhe NVM, duke u siguruar në kualitetin e bizneseve që banka krijon në bashkëpunim si dhe në profitabilitetin nga shfrytzimi i produkteve dhe shërbimeve bankare.
  • Analizon në detaje kërkesat dhe nevojat e klientit për segmentin Mikro dhe NVM, për shërbime dhe produkte bankare duke u siguruar për një zgjedhje të qëndrueshme financiare.
  • Të analizojë në faza të hershme potencialin kreditor të klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e njësisë.
  • Analizon potencialin biznesor për segmentin Mikro dhe NVM në regjionin në të cilin operon duke përfshirë faktorët të cilët ndikojnë në realizimin e objektivave si konkurenca dhe faktorë të tjerë.
  • Të ndjekë zhvillimet e biznesit për segmentin Mikro dhe NVM në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
  • Planifikon strategji për rritjen e numrit të klientëve të rinjë për segmentin Mikro dhe NVM, si dhe zgjërimin e bashkpunimit me klientët ekzistues.
  • Organizon databazë e cila është e përditësuar për bizneset që operojnë për segmentin Mikro dhe NVM në regjionin ku vepron Dega.
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Vlerësimit të Kredive/ Njësia Korporatë për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
  • Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta.
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Mikro dhe NVM në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.

 

         Kualifikimet:

 

     

 

     
  • Diplomë Baçellor ose Apsolvent në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment dhe fakultete relevante,
  • Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë përvojë pune së paku katër vite si analist kreditor për Mikro dhe NVM, ndërsa për poziten Specialist duhet të ketë përvojë pune së paku dy vite si analist kreditor për Mikro dhe NVM,
  • Njohuri të mira në analiza financiare,
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze,
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse,
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.