Teller/Sherbim Klienti - Dega Bulevardi i Republikes

Date: Jan 8, 2026

Location: KORÇA, BKT ALBANIA

Company: BKT

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Pranon paratë që depozitojnë klientët;
  • Merret me balancimin dhe rikoncilimin e ATM-ve;
  • Merret me numërimin e parasë;
  • Merret me identifikimin e kartëmonedhave të falsifikuara;
  • Ruajtja e konfidencialitetit të çdo transaksioni;
  • Luajtja e një roli të rëndësishëm në procesin e marketingut të njësisë.


Kualifikimet:

  • Të ketë diplomë Bachelor në ekonomi dhe fusha të ngjashme;
  • Të ketë aftësi të mira në matematikë për të lehtësuar procesin e rikoncilimit ditor;
  • Të demonstrojë aftësi të forta në komunikim;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt;
  • Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë;
  • Të punojë nën presion dhe të kontribuojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit;
  • Të flasë rrjedhshëm anglisht.


Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 22.01.2026

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.