Menaxher i Linjës/ Specialist i Marrëdhënieve të Klientëve Individual në Degën Klinë

Date: Feb 20, 2026

Location: Klina, BKT KOSOVA

Company: BKT

Përshkrimi i Pozicionit

BKT Kosova fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Specialist/ Assistant Specialist i Marrëdhënieve të Klientëve Individual. Ky pozicion është pjesë e ekipit të Shërbimit ndaj Klientit në Degë dhe fokusohet në ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët individualë, si dhe promovimin aktiv të produkteve dhe shërbimeve bankare.

Roli fokusohet në shitje, angazhim me klientët dhe arritjen e objektivave të performancës në përputhje me strategjinë e përgjithshme të bankës.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

 

  • Të ndërton dhe menaxhonë marrëdhëniet afatgjata me klientët individualë përmes komunikimit të rregullt dhe ofrimit të këshillave financiare.
  • Të tërheqë klientë të rinj, përmes qasjes proaktive dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve.
  • Të identifikojë nevojat financiare të klientëve dhe të propozojë produkte/shërbime të përshtatshme bankare.
  • Të realizojë shitje të produkteve dhe shërbimeve bankare.
  • Të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer për klientët, duke ruajtur standardet më të larta të shërbimit.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me kolegët e degës për të arritur objektivat e përbashkëta.

 

 

Kualifikimet:

 

  • Diplomë Universitare ose absolvent në Ekonomi, Financë, Bankë ose fusha të ngjashme.
  • Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë përvojë pune së paku katër vite si analist kreditor për Klientë Individual. Për poziten Specialist duhet të ketë së paku dy vite përjotë si analist kreditor për Klientë Individual në shërbimin ndaj klientit ose shitje në sektorin bankar.
  • Njohuri të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Preferohet njohuri e gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar)
  • Aftësi të mira kompjuterike
  • Preferohet patent shoferi i Kategorisë B.