Sherbim Klienti - Dega Lushnje

Date: Feb 18, 2026

Location: Lushnja, BKT ALBANIA

Company: BKT

Sherbim Klienti - Dega Lushnje

Detyrat :

Kryerje e shpejtë dhe e saktë e veprimeve bankare (depozitime, tërheqje, llogari, depozita, karta, overdrafte).
Identifikim i kartëmonedhave të falsifikuara sipas rregullave të bankës. 
Ruajtje e konfidencialitetit të transaksioneve dhe të dhënave të klientëve. 
Mbështetje e marketingut dhe promovim i produkteve bankare për përmirësimin e përvojës së klientit. 


Kualifikimet:

•Të ketë diplomë Bachelor në ekonomi dhe fusha të ngjashme;
•Të ketë aftësi të mira në matematikë për të lehtësuar procesin e rikoncilimit ditor;
•Të demonstrojë aftësi të forta në komunikim;Të ketë njohuri të shkëlqyera në kompjuter, si dhe të plotësojë të dhënat numerike saktë dhe shpejt;
•Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që kanë të bëjnë me paratë;
•Të punojë nën presion dhe të kontribuojë në mënyrë efektive si pjesë e ekipit;
•Të flasë rrjedhshëm anglisht.


Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 04.03.2026 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.