Internship / PML/CFT Department
Date: Mar 28, 2025
Location: Pristina, BKT KOSOVA
Company: BKT
Përshkrimi i Pozitës:
Jemi në kërkim të një praktikanti të motivuar dhe të vëmendshëm ndaj detajeve për t'iu bashkuar ekipit tonë të pajtueshmërisë, me fokus në parandalimin e pastrimit të parave (PPP), luftimin e financimit të terrorizmit (LFT) dhe zbatimin e sanksioneve. Kjo pozitë do t’ju ofrojë mundësinë për të fituar përvojë praktike në fushën e parandalimit të krimeve financiare dhe do t'ju ekspozojë ndaj ligjeve dhe rregulloreve kyçe të pajtueshmërisë për PPP, LFT dhe sanksione, si dhe politikave të brendshme dhe standardeve të industrisë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Ndihmon në mbledhjen, rishikimin dhe verifikimin e dokumenteve të klientëve për të siguruar pajtueshmëri me kërkesat ligjore dhe rregullatorie.
- Ndihmon në vlerësimin e rrezikut të klientëve duke analizuar profilin dhe historikun e transaksioneve të tyre, si dhe kontribuon në identifikimin e klientëve me rrezik të lartë për shqyrtim të mëtejshëm.
- Ndihmon në verifikimin e informacionit të klientëve kundrejt listave të ndryshme të sanksioneve, listave të personave të ekspozuar politikë (PEP) dhe listave të tjera.
- Ndihmon në përgatitjen e raportëve të transaksioneve të parave të gatshme (CTRs), bazuar në të dhënat e transaksioneve të klientëve, duke siguruar që ato të jenë të sakta dhe të dorëzohen në kohë.
- Ndihmon në përgatitjen e dokumenteve dhe të dhënave të nevojshme për auditimet e brendshme dhe ekzaminimet rregullatore.
- Ndihmon në organizimin, mirëmbajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit.
- Merr pjesë në sesione trajnimi të brendshëm për të kuptuar më mirë kërkesat e pajtueshmërisë për PPP, LFT, zbatim të sanksioneve.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Student në vitin e fundit të studimeve, ose i/e diplomuar në drejtësi, financa, biznes, ekonomi, ose një fusha të ngjashme.
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi të mira në komunikimin ndërpersonal, me shkrim dhe verbal.
- Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint).
- Aftësi të mira në komunikim në gjuhën angleze.
- Standarde të larta etike dhe integritet.
- Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin.