Menaxher i Linjës/ Specialist ose Asistent Specialist në Njesinë e Sistemit të Pagesave

Date: Jul 28, 2025

Location: Pristina, BKT KOSOVA

Company: BKT

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Të ndihmojë Departamentin e Sistemeve të Pagesave në procesin e krijimit të produkteve të reja ose modifikimet e produkteve ekzistuese;
  • Të kryejë testime në UAT për produkte të reja dhe ekzistuese sipas kërkesës;
  • Të monitorojë dhe sigurojë funksionimin e mirë të produkteve individuale në sistem;
  • Të bëjë hulumtime të tregut për ATM / Biznesin e Kartave / instrumente pagese, identifikimin e rreziqeve, konkurrentët në treg dhe dërgimin e informacionit në lidhje me to Drejtuesi i Departamentit/Drejtuesi  Grupit;
  • Të monitorojë produktet dhe shërbimet e Njësisë së Sistemeve të Pagesave në mënyrë që të sigurohet që ato funksionojnë mirë;
  • Të identifikojë nevojën për trajnim të stafit në degë për veçoritë dhe funksionimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e Sistemeve të Pagesave;
  • Të mbledhë kërkesat me qëllim përmirësimin, modifikimin në lidhje me produktet dhe shërbimet e Sistemeve të Pagesave dhe të sugjeroj ndryshime kur është e nevojshme;
  • Të përkrah personat përgjegjës për ATM në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike në ATM, identifikimin dhe sistemimin e diferenave të shkaktuara në ATM, si dhe të identifikoj arsyen e mbajtjes së kartave në ATM;
  • Të asistojë në lidhje me çertifikimin dhe licensimin e produkteve dhe shërbimeve të Sistemeve të Pagesave si: ATM, Karta, POS me palët e treta si Mastercard, VISA, NCR, Printecun;
  • Të bashkëpunoj me Njësinë e Komunikimit të Korporatës për të dizajnuar programe duke përfshirë zhvillimin dhe drejtimin e kampanjave për produktet dhe shërbimet në fushën e Sistemeve të Pagesave;
  • Të identifikoj dhe të bashkëpunoj me kolegët përgjegjës për procesin e chargeback të pranuara në lidhje me transaksionet e realizuara në ATM të BKT-së.

 

 

 

Kualifikimet:

 

  • Diplomë Baçellor në Ekonomi, Banka Financa, Kontabilitet, Menaxhment ose relevante.
  • Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë së paku katër vite përvojë pune bankare, ndërsa për poziten Specialist duhet të ketë së paku dy vite përvojë pune në BKT.
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe aftësi organizative.
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).