Praktikant në Departamenti i Kartave dhe Shitjeve Digjitale

Date: Jan 6, 2026

Location: Pristina, BKT KOSOVA

Company: BKT

Kërkojmë një praktikant të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të Kartave & Bankingut Digjital. Kjo mundësi praktike është për studentët ose të sapodiplomuarit që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike në fushën e produkteve bankare digjitale, produkteve te kartave, si dhe në analizën e tregut dhe përvojën e klientëve në kanalet digjitale.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Mbështet aktivitetet e përditshme të produkteve të kartave dhe shërbimeve të bankingut digjital
  • Asiston në identifikimin e mundësive për përmirësimin e përvojës së përdoruesve në kanalet digjitale.
  • Ndihmon në përgatitjen e materialeve informuese dhe udhëzuese për kartat dhe shërbimet digjitale.
  • Monitoron performancën e produkteve të kartave dhe produkteve digjitale.
  • Mbështet komunikimin me degët për çështje që lidhen me përdorimin e kartave dhe shërbimeve të bankingut digjital.
  • Analizon tregun dhe identifikon trende për produktet digjitale dhe kartat.
  • Sugjeron ide për rritjen e përdorimit të produkteve digjitale dhe kartave në treg.

 

 

Kualifikimet:

 

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në fushën e Ekonomisë, TI-së, Administrim Biznesi, Menaxhment ose fusha të ngjashme.
  • Njohuri bazë mbi produktet bankare dhe platformat digjitale.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të mësuar shpejt.