Praktikant në Njësinë e Disbursimeve

Date: Sep 24, 2026

Location: Pristina, BKT KOSOVA

Company: BKT

Pozita

Vendi i punës

 

Data e Hapjes

Data e Mbylljes

Praktikant/e

Njësia e Disbursimeve, Departamenti i Operacioneve Qëndrore, Zyra Qëndrore

24.09.2025

30.09.2025

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Të ndihmoj në mbështetjen e stafit në përgatitjen dhe kontrollimin e dokumentacionit të nevojshëm për disbursimin e kredive.
  • Të verifikojë plotësinë e dokumentacionit sipas procedurave dhe udhëzimeve të brendshme.
  • Të asistojë në evidentimin dhe përditësimin e të dhënave në sistemet përkatëse.
  • Të ndihmojë në koordinimin me njësitë dhe departamentet përkatëse për kompletimin e dokumentacionit para disbursimit të kredive.
  • Të asistojë në verifikimin e përmbushjes së kushteve paraprake për disbursimin e kredive sipas vendimeve të aprovimit.
  • Të identifikojë dhe raportojë te mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë çdo mospërputhje apo mangësi të evidentuar gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe procesit të disbursimit.
  • Të kryej detyrave të tjera administrative dhe operative sipas nevojave të njësisë.

 

 

Kualifikimet:

 

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  • Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.