Praktikant në Qendrën e Thirrjeve

Date: Oct 29, 2025

Location: Pristina, BKT KOSOVA

Company: BKT

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Të përgjigjet ndaj klientëve që kontaktojnë bankën përmes telefonit, e-mailit, Whatsapp ose Webfaqes.
  • Përkrahja e klientëve rreth shërbimeve elektronike (regjistrimin, kryerjen e transaksioneve, zgjidhjen e ankesave, raportimin e problemeve, etj.)
  • Ruajtja, mbledhja dhe trajtimi i të gjitha kërkesave të klientit nga ATM, web, email, SMS.
  • Kontaktimi i klientëve dhe sigurimi i tyre që kërkesa e tyre është duke u trajtuar.
  • Resetimi i funksionalitetit të kartave bankare dhe bankimit elektronik.
  • Kryerja e thirrjeve të shitjes për një gamë specifike të konsumatorëve .
  • Bllokimi i përkohshëm i kartave sipas procedurave të brendshme.
  • Monitorimi i funksionimit të ATM-ve dhe raportimi i problemeve tek departamentet përgjegjëse.
  • Përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta, të personalizuara.
  • Implementimi i standardeve të kujdesit ndaj klientit.

 

Kualifikimet:

 

  • Të jetë në përfundim të studimeve ose të jetë i diplomuar në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, Juridik dhe fushat të tjera relevante.
  • Të ketë njohuri të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi direkt, në telefon apo email.
  • Të ketë aftësi komunikimi në gjuhën angleze dhe preferohet njohja e gjuhës turke.
  • Të ketë energji pozitive, të jetë i shoqërueshëm si dhe të orientohet në përmbushjen e kërkesave të klientëve dhe arritjen e pritshmërive të bankës
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për të mësuar gjëra të reja.
  • Të jetë në gatishmëri për të punuar gjatë fundjavave, festave zyrtare apo ndërrimit të tretë të punës.