Retail Relationship Assistant Specialist

Date: May 8, 2025

Location: Pristina, BKT KOSOVA

Company: BKT

Përshkrimi i Pozicionit:
BKT Kosova fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Asistent Specialist i Marrëdhënieve të Klientëve Individual. Ky pozicion është pjesë e ekipit të Shërbimit ndaj Klientit në Degë dhe fokusohet në ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët individualë, si dhe promovimin aktiv të produkteve dhe shërbimeve bankare.
Roli fokusohet në shitje, angazhim me klientët dhe arritjen e objektivave të performancës në përputhje me strategjinë e përgjithshme të bankës.


Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
• Të ndërton dhe menaxhonë marrëdhëniet afatgjata me klientët individualë përmes komunikimit të rregullt dhe ofrimit të këshillave financiare.
• Të tërheqë klientë të rinj, përmes qasjes proaktive dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve.
• Të identifikojë nevojat financiare të klientëve dhe të propozojë produkte/shërbime të përshtatshme bankare.
• Të realizojë shitje të produkteve dhe shërbimeve bankare.
• Të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer për klientët, duke ruajtur standardet më të larta të shërbimit.
• Të bashkëpunojë ngushtë me kolegët e degës për të arritur objektivat e përbashkëta.
Kualifikimet:
• Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë, Bankë ose fusha të ngjashme.
• Përvojë pune në shërbimin ndaj klientit ose shitje në sektorin bankar.
• Njohuri të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.
• Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
• Preferohet njohuri e gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar)
• Aftësi të mira kompjuterike
• Preferohet patent shoferi i Kategorisë B