Specialist i Marrëdhënieve të Klientëve Individual
Date: Jun 16, 2025
Location: Pristina, BKT KOSOVA
Company: BKT
Përshkrimi i Pozicionit
BKT Kosova fton kandidatë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Specialist i Marrëdhënieve të Klientëve Individual. Ky pozicion është pjesë e ekipit të Shërbimit ndaj Klientit në Degë dhe fokusohet në ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët individualë, si dhe promovimin aktiv të produkteve dhe shërbimeve bankare.
Roli fokusohet në shitje, angazhim me klientët dhe arritjen e objektivave të performancës në përputhje me strategjinë e përgjithshme të bankës.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të ndërton dhe menaxhonë marrëdhëniet afatgjata me klientët individualë përmes komunikimit të rregullt dhe ofrimit të këshillave financiare.
- Të tërheqë klientë të rinj, përmes qasjes proaktive dhe promovimit të produkteve dhe shërbimeve.
- Të identifikojë nevojat financiare të klientëve dhe të propozojë produkte/shërbime të përshtatshme bankare.
- Të realizojë shitje të produkteve dhe shërbimeve bankare.
- Të sigurojë një eksperiencë të shkëlqyer për klientët, duke ruajtur standardet më të larta të shërbimit.
- Të bashkëpunojë ngushtë me kolegët e degës për të arritur objektivat e përbashkëta.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë, Bankë ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune në shërbimin ndaj klientit ose shitje në sektorin bankar.
- Njohuri të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.
- Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Preferohet njohuri e gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar)
- Aftësi të mira kompjuterike
- Preferohet patent shoferi i Kategorisë B.