Menaxher i Linjës/ Specialist i Marrëdhënieve për Agro - Dega Prizren dhe Rahovec

Date: Apr 3, 2026

Location: Prizren, BKT KOSOVA

Company: BKT

 

      Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

 

  • Përgjegjës për bërjen e biznesit për segmentin Agro, duke u siguruar në kualitetin e bizneseve që banka krijon në bashkëpunim si dhe në profitabilitetin nga shfrytzimi i produkteve dhe shërbimeve bankare në Regjionin e Prizrenit dhe Rahovecit.
  • Analizon në detaje kërkesat dhe nevojat e klientit për segmentin Agro, për shërbime dhe produkte bankare duke u siguruar për një zgjedhje të qëndrueshme financiare.
  • Të analizojë në faza të hershme potencialin kreditor të klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e njësisë.
  • Analizon potencialin biznesor për segmentin Agro në regjionin e Prizrenit dhe Rahovecit duke përfshirë faktorët të cilët ndikojnë në realizimin e objektivave si konkurenca dhe faktorë të tjerë.
  • Të ndjekë zhvillimet e biznesit për segmentin Agro në rajonin që mbulon dega (Prizrenit dhe Rahovecit) dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
  • Planifikon strategji për rritjen e numrit të klientëve të rinjë për segmentin Agro, si dhe zgjërimin e bashkpunimit me klientët ekzistues.
  • Organizon databazë e cila është e përditësuar për bizneset që operojnë për segmentin Agro në regjionin ku vepron Dega.
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Vlerësimit të Kredive/ Njësia Korporatë për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
  • Të monitorojë si dhe të mirëmbajë kualitetin e portofolios kreditore në baza të rregullta.
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të segmentit Agro në regjionin e Prizrenit dhe Rahovecit, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.

 

   Kualifikimet:

 

 

 

     
  • Diplomë Baçellor ose Apsolvent në Ekonomi, Agro Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhment, dhe të tjerë të cilat ndërlidhen me këtë fushë.
  • Për poziten Menaxher i Linjës duhet të ketë përvojë pune së paku katër vite si analist kreditor për segmentin Agro. Për poziten Specialist duhet të ketë së paku dy vite përjotë si analist kreditor për segmentin Agro.
  • Njohuri të mira në analiza financiare.
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
  • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.