Punonjës i Arkivës dhe Protokollit
Date: Sep 9, 2026
Location: BKT ALBANIA
Company: BKT
Punonjës i Arkivës dhe Protokollit
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Të regjistrojë në zyrën e protokollit të gjitha dokumentet që mbërrijnë nga institucione të ndryshme publike dhe private, si edhe nga degët e BKT-së dhe departamentet e Drejtorisë Qendrore.
- Të kryejë shpërndarjen e dokumentacionit hyrës në Drejtorinë Qendrore sipas njësive përkatëse dhe të sigurojë nënshkrimin e punonjësve të bankës për çdo dokument të dorëzuar.
- Të regjistrojë çdo dokument që do të dërgohet te palë të treta ose institucione duke i caktuar një numër reference, të arkivojë një kopje të dokumentit me nënshkrimin origjinal dhe të sigurohet që dokumenti ka mbërritur në kohë dhe në gjendje të mirë në destinacion.
- Të regjistrojë në arkivin elektronik shkresat hyrëse dhe përgjigjet, sipas procedurave të brendshme të bankës.
- Të ruajë konfidencialitetin e dokumentacionit që hyn dhe del nga institucioni.
- Të marrë masat e nevojshme për parandalimin e dëmtimit të dokumenteve të arkivuara nga faktorë të ndryshëm si lagështia, zjarri etj., si dhe të raportojë te eprorët për çdo problem të konstatuar në këtë drejtim.
- Të mbajë vulën e bankës dhe ta përdorë atë sipas kërkesave të personave të autorizuar.
- Të sigurojë kthimin e dokumentacionit nga njësitë e Drejtorisë Qendrore për të mundësuar arkivimin e tij.
- Të përpunojë dokumentet e kthyera në arkiv, fillimisht duke i ndarë sipas departamenteve dhe më pas sipas klasifikimit të çështjeve përkatëse.
- Të kryejë përzgjedhjen dhe asgjësimin e kopjeve të tepërta të dokumenteve të dorëzuara për arkivim.
- Të respektojë orarin zyrtar të punës dhe të demonstrojë kulturë, korrektësi, mirësjellje dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave të ngarkuara.
- Të zbatojë saktë udhëzimet dhe rregulloret e sigurisë së brendshme, si dhe procedurat e hyrje-daljes në ndërtesën e Drejtorisë Qendrore.
- Të kryejë në mënyrë korrekte detyrat e caktuara në raste emergjente.
- Të kryejë edhe detyra të tjera sipas ngarkimit.
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Preferohet diplomë universitare në Arkivistikë ose Shkenca Sociale. Megjithatë, pranohen edhe kandidatë me arsim të mesëm të përfunduar.
- Përvojë e mëparshme pune.
- Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office, përfshirë Word, Excel dhe Outlook.
- Aftësi të mira për të punuar në grup dhe nën presion.
- Shumë aftësi të mira komunikimi.
- Njohuri mbi "Udhëzimin për Normat Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë".
Informacion Shtesë
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 23.09.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen.
Ky pozicion është me kontratë të përkohshme 6-mujore.