SPECIALIST I LARTE/ SPECIALIST OSE ASST. SPECIALIST - Dep. i Operacioneve të Produkteve të Pasivit

Date: Nov 21, 2025

Location: BKT ALBANIA

Company: BKT

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

 

  1. Të ekzekutoj saktë dhe ne kohë transaksionet që lidhen me llogaritë speciale të noterit;
  2. Të ekzekutoj saktë dhe ne kohë transaksionet që lidhen me ekzektuimin e akteve  të trashëgimisë;
  3. Të kryej kontrollet e kërkuara në lidhje me autorizimin e Aplikimeve Bankare të Biznesit për pajisen me shërbimin Bankingu Digjital
  4. Të kryej ne kohe transaksione operacionale që rrjedhin nga produktet e pasivit p.sh. pagat publike, pagat private, bonuse të tjera MBOX etj.;
  5. Të kryej veprimet sistemuese që lidhen me anullimin e pagesave të shërbimeve utilitare të kryera në kanalet on line apo nga degët e bankës si:  gjoba të trafikut, pagesat doganore  etj. në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës.
  6. Të kryej në përputhje me afate ligjore dhe rregulloret e brendshme të bankës proçeset operacionale që lidhen me ekzekutimin e Urdhërave të bllokimit, zhbllokimit dhe urdhrave ekzekutivë që urdhërohen nga institucione private/publike si Zyra e Përmbarimit, Zyra e Tatimeve, Bashkia, Dogana etj.,
  7. Të kryej me saktësi pagesat e Urdhrave Ekzekutivë që vijnë nga autoritetet tatimore dhe Bashkitë;
  8. Të monitoroj cilësinë e të dhënave të CIF-ve ekzistuese në sistem dhe të CIF-ve të reja dhe në bashkëpunim me degët të kryej sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës
  9. Ndjek dhe përgatit kthim përgjigjet në lidhje me korespondencat zyrtare që vijnë nga Institucionet Publike dhe Private, p.sh. Gjykatat e Rrethit, Prokuroria, ILDKPI, etj., duke ndjekur dhe zbatuar rregulloret e brendshme të bankës dhe kuadrin ligjor;
  10. Mbështet dhe ndihmon rrjetin e degëve të bankës në lidhje me pyetjet dhe kërkesat që lidhen me problemet operacionale që vijnë nga të dhënat e CIF-ve, transaksionet e fshira apo të anuluara, mirëmbajtjen e dokuementave në arkivën elektronike ose në lidhje me operacione të tjera të kryera nga Departamenti;
  11. Të monitoroj cilësinë e të dhënave të të gjitha llojeve të llogarive ekzistuese në sistem dhe të llogarive të reja dhe në bashkëpunim me degët të kryej sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës.
  12. Monitoron transaksione operacionale të kryera në nivel dege që ndikojnë në raportimin në Regjistrin e Llogarive, Standardin e Përbashkët të Raportimit dhe cilësinë e të dhënave të raportuara në Agjencinë e Depozitave të Sigurimeve (ASD).
  13. Të monitoroj cilësinë e të dhënave të llogarive ekzistuese dhe të reja për llogari të veçanta që lidhen me llogarite e tjetërsimit të noterëve, llogaritë e veçanta të përmbaruesve dhe llogaritë e falimentimit dhe dhe në bashkëpunim me degët të kryej sistemimin e tyre në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës;
  14. Monitorimi i depozitave të veçanta të krijuara për AMF dhe Byronë Shqiptare të Sigurimeve dhe ofrimi i mbështetjes për rrjetin e degëve në lidhje me bllokimin/zhbllokimin e këtyre depozitave me afat;
  15. Monitorimi i mbylljes së llogarive joaktive, mbylljes automatike të CIF dhe transferimit të shumës së bllokuar në llogaritë e reja të hapura;
  16. Të Kryej e detyrat në përputhje me rregulloret e brendshme të bankës;
  17. Kryen në kohë detyrat e ngarkuara nga eprorët;
  18. Siguron arkivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë specifike të kryer  brenda njësisë (kopje elektronike dhe fizike);
  19. Bashkëpunon me kolegët dhe Zv. Drejtuesit në Department për kryerjen e testimeve të caktuara për produkte të reja apo projekte zhvillimi të njësisë apo  njësive të tjera në bankë dhe prezanton dhe dokumenton rezultatet e testimeve të kryera.
  20. Kryen çdo detyrë tjetër që caktohen nga eprorët bazuar në projektet të reja bankare.

 

Kualifikimet  

 

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, Financë ose shkenca të tjera shoqërore,
  • Përvoja në sektorin bankar është e preferueshme;
  • Përdorimi i paketave Microsoft Word, Excel, Outlook dhe Internet Explorer në nivel të lartë, Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.

 

Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 02.12.2025.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.