Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Operacioneve te Kredive (Kredite Individuale)
Date: Nov 10, 2025
Location: BKT ALBANIA
Company: BKT
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Kryen verifikimin e parë që gjithë dokumentacioni i nevojshëm para disbursimit të kredive për klientët individ të jetë plotësuar saktë, duke përfshirë por pa u kufizuar në: miratimin e kredisë, kontratat e nënshkruara të kredisë, regjistrimin bllokimit të kolateralit, policat e sigurimit dhe të gjitha kushtet paraprake, përpara se kontrata e kredisë të hapet në sistem.
- Siguron që marrëveshjet e kredisë përfshijnë termat dhe kushtet e miratuara siç janë përcaktuar në miratimin e kredisë dhe jep udhëzime për Degën lidhur me marrëveshjet e kredisë që do të nënshkruhen me klientin.
- Është përgjegjës për hedhjen në sistem të të gjitha kredive për klientët individ, qofshin ato të miratuara nën autoritetin e degës apo të Drejtorisë.
- Është përgjegjës për kryerjen në sistem të operacioneve të tjera që lidhen me kreditë: ndryshime të normës së interesit, ndryshime të palëve të përfshira në kredi, ndryshime të kolateralit etj., pas verifikimit të suksesshëm të miratimit përkatës dhe kontratave shtesë të nënshkruara.
Kualifikimet
- Minimumi 2 vite përvojë në sektorin bankar, preferohet në BKT
- Përvoja e mëparshme me produkte kredie konsiderohet avantazh
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- I/e përkushtuar dhe i/e orientuar drejt rezultateve
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 24.11.2025
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.