Specialist i Kontratave të Kredisë - Departamenti i Operacioneve të Kredive

Date: Oct 7, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Specialist i Kontratave të Kredisë - Departamenti i Operacioneve të Kredive

Detyrat dhe Përgjegjësitë

 

  • Përpilon kontratat e kredisë në përputhje me kushtet e përcaktuara në vendimin e miratimit dhe me modelet (templates) e miratuara nga Banka, duke siguruar pasqyrimin e saktë të termave dhe kushteve të miratuara përpara dërgimit për nënshkrim.
  • Komunikon dhe koordinon me Degët lidhur me përgatitjen, dërgimin dhe nënshkrimin e kontratave të kredisë, duke ofruar sqarimet e nevojshme për çështjet që lidhen me dokumentacionin kontraktor.
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse dhe Degët për të adresuar çështjet dhe sqarimet që lindin gjatë procesit të përpilimit të kontratave, duke siguruar pasqyrimin e saktë të kushteve të miratuara.

 

Kualifikimet

 

  • Të paktën 1 vit përvojë në hartimin, përpilimin ose rishikimin e kontratave; preferohet eksperiencë me kontrata të përdorura në sektorin bankar, si kontrata kredie, hipoteke dhe marrëveshje siguruese.
  • Njohuri të mira të legjislacionit civil dhe tregtar që lidhet me kontratat dhe garancitë përbëjnë avantazh.
  • Përvoja e mëparshme në sektorin bankar ose financiar përbën avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në komunikim verbal dhe me shkrim.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar me përkushtim, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve.

 

Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 21.10.2026 ​

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.​