Analist Kredie - Deget e Tiranes

Date: May 12, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Analist Kredie - Deget e Tiranes

Detyrat

  • Të veprojë si një nga personat referues në Degë, duke mbajtur kontakte me klientët komercialë dhe korporativë,
  • Të prezantojë dhe të promovojë të gjitha produktet korporative dhe komerciale tek klientët,
  • Të krijojë dhe të mirëmbajë marrëdhënie efektive me klientë të rinj dhe ekzistues,
  • Të bashkëpunojë në iniciimin dhe promovimin e produkteve të reja korporative dhe komerciale që ofron BKT në treg,
  • Të kontaktojë, negociojë dhe propozojë kredi korporative dhe komerciale për klientët,
  • Të vizitojë klientët dhe të përgatisë formularë diskutimi për vizitat,
  • Të krijojë, zhvillojë dhe përdorë në mënyrë aktive rrjete kontaktesh të brendshme dhe të jashtme për të ndihmuar në arritjen e objektivave të të ardhurave.

Kërkesat

  • Diplomë universitare (preferohet në degët Ekonomi ose Financë),
  • Të paktën 2 vite eksperiencë në sektorin bankar,
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze,
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike,
  • Aftësi shumë të mira analitike,
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale,
  • Frymë bashkëpunimi dhe qëndrim proaktiv në ekip.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 22.05.2025.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet maksimal. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.