Arkëtare në Agjencinë Forex
Date: Nov 10, 2026
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Detyrat:
• Pranon paratë që klientët depozitojnë;
• Kryen balancimin dhe rakordimin e ATM-ve;
• Merret me numërimin e parave;
• Identifikon dhe trajton kartëmonedhat e falsifikuara;
• Ruan konfidencialitetin e çdo transaksioni;
• Luan një rol të rëndësishëm në procesin e marketingut të njësisë.
Kërkesat:
• Të zotërojë diplomë universitare në degën Ekonomi;
• Të ketë aftësi të mira matematikore për të lehtësuar procesin e përditshëm të rakordimit;
• Të ketë aftësi të forta komunikimi;
• Të ketë njohuri shumë të mira të kompjuterit dhe aftësi për të plotësuar të dhënat numerike me saktësi dhe shpejtësi;
• Të jetë praktik dhe i kujdesshëm në punët që lidhen me menaxhimin e parave;
• Të jetë në gjendje të punojë nën presion dhe të bashkëpunojë mirë në grup;
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 24.11.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitetin më të lartë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.