Asistent Menaxher i Njësisë së Përputhshmërisë

Date: Jul 1, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Asistent Menaxher i Njësisë së Përputhshmërisë 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështet në menaxhimin e auditimeve të brendshme dhe të jashtme, si dhe në inspektimet rregullatore
  • Kontribuon në implementimin dhe përmirësimin e programit të Compliance dhe planeve të testimit
  • Harton dhe rishikon metodologji për vlerësimin e rreziqeve të Compliance dhe procedura monitorimi
  • Përgatit dhe mirëmban matricën rregullatore dhe siguron përditësimin sipas ndryshimeve ligjore
  • Monitoron vazhdimisht ndryshimet në kuadrin ligjor dhe vlerëson ndikimin e tyre në aktivitetin e bankës
  • Harton dhe rishikon politika, procedura dhe udhëzime për përputhshmëri me kërkesat ligjore dhe transparencën e produkteve
  • Kryen vlerësime të rreziqeve për produkte, shërbime dhe sisteme të reja
  • Ofron këshilla dhe rekomandime për çështje të Compliance për departamentet e ndryshme
  • Bashkëpunon ngushtë me njësitë dhe menaxherët për të identifikuar dhe menaxhuar rreziqet rregullatore
  • Мbikëqyr zbatimin e politikave dhe procedurave nga stafi i Compliance Unit
  • Përgatit raporte mbi aktivitetin dhe çështjet e Compliance për menaxhmentin
  • Mbështet në komunikimin me autoritetet, organet ligjzbatuese dhe palë të treta
  • Ofron ndihmë në zhvillimin e produkteve të reja duke siguruar përputhshmëri me rregulloret
  • Organizon dhe zhvillon trajnime për stafin mbi Compliance, etikën dhe kërkesat FATCA/CRS
  • Ndihmon në implementimin dhe monitorimin e proceseve të due diligence (FATCA/CRS) dhe identifikimin e llogarive të raportueshme
  • Siguron regjistrimin e saktë të të gjitha aktiviteteve dhe kontrolleve të Compliance
  • Koordinon proceset e monitorimit të ankesave të klientëve dhe çështjeve të raportuara
  • Mbështet në kulturën e Compliance përmes komunikimeve dhe trajnimeve të vazhdueshme
  • Merr pjesë në projekte ad hoc dhe detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit

Kërkesat kryesore:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose Drejtësi
  • Minimum 5 vite përvojë në sektorin bankar ose fusha të lidhura me Compliance (fleksibël me aprovim)
  • Njohuri shumë të mira të proceseve bankare dhe kërkesave ligjore/rregullatore
  • Aftësi në analizë rreziku dhe njohuri të produkteve bankare
  • Aftësi të forta komunikimi, organizimi dhe drejtimi
  • Integritet i lartë, konfidencialitet dhe etikë profesionale
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes dhe programeve MS Office


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 15.07.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.