Asistent Specialist (Agjent) ne Contact Center
Date: Jan 16, 2026
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Të pres telefonatat si qëllim që të ndihmojë klientët/stafin e Bankës të cilët kanë pyetje të veçanta.
• Të kryejë veprime nëpërmjet shërbimit Telephone Banking duke zbatuar kërkesat rregullatore të bankës.
• Të mbështesë kartëmbajtësit për bllokimin e kartave të deklaruara të humbura/vjedhura, ose arsye të tjera.
• Të monitorojë alertet, të kontaktojë dhe të raportojë tek strukturat përkatëse.
• Të mbështes klientët për problemet e Internet Banking / Mobile Banking/ Telephone Banking / ATM ose të dërgojë problemet e raportuara nga përdoruesit tek personat përgjegjës për investigim të mëtejshëm.
• Të mbledh dhe të mirëmbajë kërkesat e klientëve të ardhura nga ATM, WEB, email, telefonata dhe të gjej zgjidhjen ose të delegojë kërkesat e veçanta të klientëve tek personat përgjegjës.
• Të kryejë telefonata marketingu për segmente të percaktuara klientësh.
• Të sygjerojë zgjidhje të problemeve, marrje informacioni nëpërmjet produkteve të Bankës.
• Të sigurojë ndjekjen sipas Rregullores së Bankës të ankesave, kërkesave, sugjerimeve, komplimentave të klientëve dhe rregjistrimin e tyre në platformën Pega Claim.
Kualifikimet:
• Të posedojë një diplomë Universitare.
• Të jetë i sjellshëm dhe miqësor.
• Të zotërojë gjuhën Angleze.
• Të ketë njohuri të mira kompjuterike/ teknologjike.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, të shtypi shpejt dhe saktë në tastierë.
• Të ketë aftësi të njoh një klient të pakënaqur dhe të përgjigjet qetësisht, pa u nevrikosur.
• Të ketë aftësi të mira për të kuptuar dhe interpretojë informacionet bazë të klientëve.
• Të ketë aftësi për të menaxhuar situata të vështira në lidhje me klientët, të përgjigjet menjëherë nevojave të klientit, të bëj thirrje për reagime për të përmirësuar shërbimin.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 30.01.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.