Assistant Specialist - Departamenti i Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar
Date: Jun 10, 2026
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Detyrat kryesore
Për të kryer në baza ditore proceset e mëposhtme:
- Rishikimi dhe kontrolli i raporteve përkatëse mujore/ditore, si bilanci (balance sheet), pasqyra e të ardhurave (income statement), mbyllja e depozitave, etj.
- Ndjekja dhe kontrolli me degët për rakordimin mujor të inventarit për llogaritë GL Suspense.
- Verifikimi i shpenzimeve operative dhe të ardhurave nga komisionet në llogaritë GL, në krahasim me buxhetin në baza mujore.
- Hetimi dhe adresimi te departamentet/deget përkatëse të Bankës i problemeve të hasura gjatë aktivitetit ditor të Bankës.
- Lëshimi i faturave fiskale për palë të treta sipas aktivitetit të departamentit.
Kualifikimet / Kërkesat
Arsimi:
- Diplomë universitare në Financë / Ekonomi / Informatikë Ekonomike
Aplikantët:
- 0 – 2 vite përvojë pune në fusha të ngjashme (sektori bankar, financa ose kontabilitet)
Njohuritë dhe aftësitë:
- Njohuri në financë dhe/ose kontabilitet
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe të folur (gjuha turke si gjuhë e dytë përbën avantazh)
- Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë dhe programeve kompjuterike – Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint)
Aftësitë ndërpersonale:
- Të jetë i saktë dhe i besueshëm; të tregojë integritet, ndershmëri dhe përkushtim
- Të mbajë veten dhe të tjerët përgjegjës për rezultate cilësore dhe për përmbushjen e afateve
- Aftësi për të punuar nën presion
- Aftësi shumë të mira komunikimi (me gojë dhe me shkrim), si dhe organizimi dhe menaxhim i disa detyrave njëkohësisht
- Të mbajë një qëndrim pozitiv, të hapur dhe objektiv ndaj pikëpamjeve dhe perspektivave të ndryshme
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 24.06.2026.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret tona do të njoftohen.