Assistant Specialist - Departamenti i Kontabilitetit dhe Kontrollit Financiar

Date: Jun 10, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Detyrat kryesore

Për të kryer në baza ditore proceset e mëposhtme:

  • Rishikimi dhe kontrolli i raporteve përkatëse mujore/ditore, si bilanci (balance sheet), pasqyra e të ardhurave (income statement), mbyllja e depozitave, etj.
  • Ndjekja dhe kontrolli me degët për rakordimin mujor të inventarit për llogaritë GL Suspense.
  • Verifikimi i shpenzimeve operative dhe të ardhurave nga komisionet në llogaritë GL, në krahasim me buxhetin në baza mujore.
  • Hetimi dhe adresimi te departamentet/deget përkatëse të Bankës i problemeve të hasura gjatë aktivitetit ditor të Bankës.
  • Lëshimi i faturave fiskale për palë të treta sipas aktivitetit të departamentit.

Kualifikimet / Kërkesat

Arsimi:

  • Diplomë universitare në Financë / Ekonomi / Informatikë Ekonomike

Aplikantët:

  • 0 – 2 vite përvojë pune në fusha të ngjashme (sektori bankar, financa ose kontabilitet)

Njohuritë dhe aftësitë:

  • Njohuri në financë dhe/ose kontabilitet
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe të folur (gjuha turke si gjuhë e dytë përbën avantazh)
  • Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë dhe programeve kompjuterike – Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint)

Aftësitë ndërpersonale:

  • Të jetë i saktë dhe i besueshëm; të tregojë integritet, ndershmëri dhe përkushtim
  • Të mbajë veten dhe të tjerët përgjegjës për rezultate cilësore dhe për përmbushjen e afateve
  • Aftësi për të punuar nën presion
  • Aftësi shumë të mira komunikimi (me gojë dhe me shkrim), si dhe organizimi dhe menaxhim i disa detyrave njëkohësisht
  • Të mbajë një qëndrim pozitiv, të hapur dhe objektiv ndaj pikëpamjeve dhe perspektivave të ndryshme

    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 24.06.2026.

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret tona do të njoftohen.