Cashier/Teller - Departamenti i Operacioneve të Thesarit

Date: Aug 31, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Cashier/Teller - Departamenti i Operacioneve të Thesarit

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kryen depozitime dhe tërheqje fondesh në përputhje me rregullat e sigurisë së Bankës.
  • Regjistron dhe proceson transaksionet me para në sistem.
  • Përgatit dhe administron fondet për ATM-të dhe nevojat e degëve.
  • Ruan dhe menaxhon me kujdes paranë, dokumentet me vlerë dhe çeket në kasafortë.
  • Kryen rakordimin e parasë fizike me gjendjen e sistemit në bashkëpunim me Back Office.
  • Identifikon kartëmonedhat false dhe ato të papërshtatshme për qarkullim, duke mbajtur përgjegjësi për diferencat në cash.
  • Përgatit dhe shpërndan procesverbalet për kartëmonedhat false të identifikuara.
  • Verifikon dokumentacionin dhe personat e autorizuar për lëvizjen e fondeve.
  • Përgatit dhe realizon dërgesat e parasë dhe dokumentacionit drejt Bankës së Shqipërisë, bankave të tjera dhe degëve të BKT-së.
  • Ofron mbështetje për rakordimet e cash-it dhe zbaton rregullat e sigurisë gjatë trajtimit të fondeve.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të eprorëve.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; arsimi universitar përbën avantazh.
  • Të ketë njohuri dhe përvojë mbi elementët e sigurisë së kartëmonedhave.
  • Të jetë i kujdesshëm, i saktë dhe praktik në administrimin e parasë.
  • Të jetë i gatshëm të punojë jashtë orarit sipas nevojave të punës.
  • Të karakterizohet nga ndershmëria, besueshmëria dhe përgjegjshmëria.
  • Të ketë njohuri të mira të Windows dhe paketës MS Office, veçanërisht Excel.
  • Të përmbushë kriteret e përcaktuara nga rregulloret e brendshme të Bankës.
  • Të ketë minimumi 5 vite përvojë pune në pozicionin Arkëtar/Teller.


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 14.09.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.