Corporate Banking Department Senior Banking Specialist

Date: Aug 24, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Pozicioni: Specialist i Lartë i Bankingut Korporativ në Departamentin e Bankingut Korporativ

Bankierët korporativë janë përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve të kredisë ndërmjet një biznesi korporativ dhe bankës. Specialisti i Bankingut Korporativ do të punojë ngushtë me drejtuesit e lartë të kompanive për të identifikuar mundësi, zhvilluar strategji dhe zbatuar plane që ndihmojnë bankën në arritjen e objektivave të saj.

Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira mbi industrinë bankare shqiptare, produktet dhe shërbimet bankare, si dhe aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Të veprojë si një nga personat kryesorë të referencës në bankë për klientët korporatë.
  • Të mbledhë, mirëmbajë bazën e të dhënave dhe të menaxhojë kërkesat për kredi specifike dhe kërkesa të tjera të lidhura për klientët korporatë dhe klientët ndërkombëtarë, duke ia paraqitur Menaxherit të Departamentit për miratim dhe duke lëshuar përgjigjet përkatëse.
  • Të prezantojë dhe promovojë të gjitha produktet korporative te klientët.
  • Të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie efektive me klientët e rinj dhe ekzistues.
  • Të bashkëpunojë në inicimin dhe promovimin e paketave të reja të produkteve korporative të ofruara nga BKT në treg.
  • Të kontaktojë, negociojë dhe propozojë lehtësira kreditore për klientët korporatë dhe ndërkombëtarë.
  • Të monitorojë vazhdimisht tregun, performancën financiare dhe atë të biznesit të huamarrësve dhe t'ua raportojë këtë eprorëve.
  • Të vizitojë klientët, të përgatisë formularët e diskutimit për vizitat dhe t'ua paraqesë eprorëve.
  • Të identifikojë në mënyrë proaktive mundësi të reja biznesi dhe referimesh, si dhe të krijojë të ardhura shtesë ndërmjet divizioneve të bankës.
  • Të vlerësojë vazhdimisht cilësinë e shërbimit ndaj klientëve, duke siguruar standardet më të larta të ofrimit të shërbimit.
  • Të zhvillojë masa dhe procese për vlerësimin e niveleve të shërbimit dhe identifikimin e përmirësimeve të mundshme.
  • Të sigurojë që një pjesë e konsiderueshme e kohës t'i dedikohet menaxhimit të marrëdhënieve me klientët dhe takimeve me ta.
  • Të krijojë, zhvillojë dhe shfrytëzojë në mënyrë aktive rrjete kontaktesh të brendshme dhe të jashtme për të arritur objektivat e të ardhurave.
  • Të bashkëpunojë me departamente të tjera, si: Departamenti Ligjor, Departamenti i Kredive, Departamenti i Riskut, Departamenti i Vlerësimit të Pronave etj., për zgjidhjen e çështjeve të klientëve.
  • Të jetë i/e vetëdijshëm/e për ngarkesën dhe volumet e punës, duke ofruar orientim dhe mbështetje kur kërkohet.
  • Të përgatisë raportet e nevojshme të kërkuara nga eprorët.
  • Të kryejë në kohë detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori, Menaxheri i Departamentit ose Asistent Menaxheri.
  • Të iniciojë ose të marrë pjesë në projekte specifike që lidhen me klientët e biznesit, sipas kërkesës së Menaxherit të Departamentit, Asistent Menaxherit ose Drejtorit.
  • Të përgatisë dosjen dhe prezantimin për Bordin pasi propozimi për kredi të jetë miratuar nga Komiteti i Kredive dhe ta paraqesë atë te Menaxheri i Departamentit, Asistent Menaxheri ose Drejtori.
  • Të përgatisë kontrata bashkëpunimi me institucione publike, kompani sigurimesh dhe kompani të tjera biznesi.

Aftësitë e Kërkuara

Aftësi Komunikimi

Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, pasi pozicioni kërkon komunikim me klientët personalisht, në telefon ose nëpërmjet emailit, si dhe bashkëpunim me departamente të tjera brenda bankës, si Departamenti i Vlerësimit të Kredive, Departamenti i Çështjeve Ligjore, Departamenti i Operacioneve të Kredive, Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse etj.

Aftësi Teknike

Të ketë njohuritë dhe aftësinë për të përdorur programe kompjuterike dhe teknologji për kryerjen e punës, përfshirë përdorimin e programeve për krijimin e modeleve financiare, analizimin e të dhënave dhe komunikimin me klientët.

Aftësi Analitike

Të ketë aftësi të mira analitike për të analizuar dhe interpretuar të dhëna dhe informacione financiare dhe për t'i paraqitur ato në mënyrë të kuptueshme. Kjo mund të përfshijë krijimin e grafikëve dhe tabelave për të shpjeguar të dhënat.

Aftësi për Zgjidhjen e Problemeve

Të jetë në gjendje të vlerësojë nevojat e klientit dhe të zhvillojë zgjidhje që përmbushin objektivat e tij, duke respektuar politikat dhe procedurat e bankës.

Arsimi dhe Eksperienca

  • Diplomë universitare në fusha relevante si Ekonomik, Administrim Biznesi ose drejtime të tjera ekonomike.
  • Përvojë në bankingun korporativ dhe/ose sektorë të tjerë bankarë, institucione krediti ose përvojë në ndërmarrje private.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me klientët dhe kolegët.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të kryer orë shtesë kur nevojitet.


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 07.09.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.