Operator i Qendrës së Monitorimit - Departamenti i Sigurisë Fizike

Date: Mar 24, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Operator i Qendrës së Monitorimit - Departamenti i Sigurisë Fizike

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të kryejë detyrat e caktuara në përputhje me rregulloret e brendshme të Bankës, Procedurat Standarde të Qendrës së Monitorimit dhe udhëzimet e Menaxherit të Departamentit të Sigurisë Fizike.
  • Të raportojë te Specialistët e Qendrës së Monitorimit & Sigurisë Elektronike dhe eprorët e tjerë për çdo problem të hasur gjatë procesit të punës.
  • Të monitorojë, vlerësojë, verifikojë/ hetojë dhe të reagojë siç duhet ndaj çdo sinjali/ ngjarjeje alarmi (zjarr, ujë, depërtim, lëvizje, thyerje xhami, aktivitet sizmik, etj.) të dhëna nga sistemet e sigurisë dhe të njoftojë personat/ njësitë përgjegjëse duke siguruar që të gjithë veprojnë sipas përgjegjësive përkatëse.
  • Të koordinojë reagimin dhe të kryejë komunikim shumëdrejtimësh me stafin e sigurisë të brendshëm ose të jashtëm/ kompanitë/ njësitë shtetërore për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme të personelit, klientëve dhe aseteve të BKT-së.
  • Të bashkëpunojë me shërbimet e emergjencës në rast incidentesh apo kur është e nevojshme.
  • Të realizojë testime periodike të sistemeve të sigurisë në bashkëpunim me degët dhe njësitë e Drejtorisë së Përgjithshme dhe të raportojë të gjitha problematikat e gjetura sipas procedurave standarde dhe udhëzimeve të dhëna.
  • Të bashkëveprojë ngushtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha departamentet/ degët/ kompanitë e kontraktuara/ institucionet shtetërore lidhur me çështjet dhe kërkesat e evidentuara, duke ruajtur profesionalizëm, kujdes dhe integritet të lartë.
  • Të shërbejë si ndërmjetës për komunikimin midis njësive të bankës dhe si linja kryesore e komunikimit në raste katastrofash për bankën dhe subjektet e lidhura.
  • Të marrë përgjegjësi dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për zgjidhjen e problemeve.
  • Të operojë një sërë sistemesh kompjuterike si Windows dhe programe të tjera softuerike speciale.
  • Të jetë përgjegjës për trajtimin e të gjitha aktiviteteve të sinjaleve të alarmit dhe marrjen e veprimeve të duhura sipas udhëzimeve, përfshirë vëzhgimin me video dhe monitorimin e pajisjeve të sigurisë.
  • Të ndërmarrë veprimet e nevojshme kur merren sinjale të parregullta ose kur shfaqen probleme teknike.
  • Të përgjigjet shpejt dhe saktë ndaj telefonatave hyrëse.
  • Të dokumentojë të gjitha aktivitetet e alarmit dhe raportet e aktiviteteve, duke i dorëzuar ato te eprorët.
  • Të jetë proaktiv në identifikimin e çdo veprimtarie kriminale, aktiviteti të pasigurt / të rrezikshëm ose sjelljeje joetike.
  • Të raportojë vazhdimisht nevojat për përmirësim që lidhen me çështjet e gjetura gjatë monitorimit ditor.
  • Të mos lejojë asnjë hyrje të paautorizuar në Qendrën e Monitorimit.
  • Të kryejë të gjitha detyrat e dhëna që lidhen me situatat e emergjencës, planin e evakuimit dhe infrastrukturën e emergjencës.
  • Të kryejë detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i Departamentit.


    Profili i Punës

    • Të ketë diplomë të shkollës së mesme (diploma e shkollës teknike është e preferueshme).
    • Të ketë minimumi 2 vite përvojë në fushë të ngjashme.
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, verbal dhe me shkrim.
    • Të jetë shumë i rezervuar dhe i besueshëm në lidhje me të gjitha informacionet e sigurisë.
    • Të posedojë integritet të lartë.
    • Të jetë i kujdesshëm, vëzhgues, i disiplinuar, kërkues dhe i organizuar mirë në punë.
    • Të ketë cilësi të kërkuara nga rregulloret e brendshme të Bankës.
    • Të ketë njohuri për aplikacionet e komunikimit.
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.


    Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë deri më 07.04.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të njoftohen.