Punonjes Magazine

Date: Mar 24, 2025

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Detyrat dhe Përgjegjësitë

 

  • Të sigurohet që të gjitha detyrat e caktuara të kryhen në kohë dhe mënyrë të saktë.
  • Të ketë përgjegjësi për materialet që janë në ngarkim dhe të merret me administrimin e tyre në magazinat e bankës.
  • Të mbajë shënime të shkruara për çdo hyrje/dalje/lëvizje të çdo materiali/aseti në/nga çdo magazinë dhe për të dorëzuar një kopje te Specialisti i Shërbimeve të Departamentit.
  • Të kryejë inventarin e përditshëm të magazinës dhe të raportojë mangësitë e vërejtura te Eprorët për të shmangur vonesat në furnizimin e materialeve për degët e BKT-së dhe njësitë e Zyrës Qendrore.
  • Të bëjë kontrollin e etiketës së materialeve të dorëzuara me ato të specifikuara në faturën e përgatitur nga furnizuesi.
  • Të jetë në gjendje të punojë në programin SAP, i projektuar për të menaxhuar detyrat rutinë të operacioneve të magazinës.
  • Të ekzekutojë kërkesat për furnizim nga degët e BKT-së dhe njësitë e Zyrës Qendrore pas miratimit të tyre nga eprorët e autorizuar.
  • Të përgatisë dhe paketojë materialet që do të dorëzohen në degët e BKT-së dhe për t'i dorëzuar ato te personi përgjegjës për transportin e tyre.
  • Të sigurojë rregullimin dhe renditjen e materialeve në magazinë bazuar në klasifikimin e artikujve për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efikas gjatë punës së tij/saj.
  • Të marrë masat e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e materialeve në magazinë nga faktorë të ndryshëm si lagështia, zjarri, etj. dhe të raportojë për problemet e hasura në këtë drejtim te eprorët e tij/saj.
  • Të performojë detyra të tjera sipas kërkesave të superiorëve.

 

Kualifikimi

  • Të keë diplomë të shkollës së mesme.
  • Të ketë minimumi 2 vite përvojë pune në fusha të lidhura me natyrën e punës së kërkuar.
  • Të jetë i ndershëm, i vëmendshëm dhe i organizuar mirë gjatë procesit të punës.
  • Të zotërojë cilësitë e kërkuara nga rregullorja e brendshme e Bankës.
  • Të dijë përdorimin e PC-së dhe softuerëve bazë.

 

Kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda datës 06.04.2025