Senior Specialist / Specialist në Njësinë Workout - Departamenti i Rrezikut të Kredisë

Date: Aug 26, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Pozicioni: Senior Specialist / Specialist në Njësinë Workout

Departamenti: Departamenti i Rrezikut të Kredisë (Credit Risk Department)

 

Detyrat kryesore që mbulon ky pozicion:

  • Menaxhon portofolin e caktuar të kredive me probleme (NPL), duke përgatitur dhe zbatuar strategji individuale rimëkëmbjeje për çdo klient.
  • Zhvillon takime me klientët me qëllim njohjen nga afër të situatës së tyre financiare dhe aftesive paguese
  • Analizon situatën financiare të klientëve me vështirësi në shlyerje dhe vlerëson kapacitetin e tyre ripagues.
  • Përgatit propozime për zgjidhje të ekspozimeve kreditore, në përputhje me politikat e brendshme dhe kuadrin rregullator.
  • Negocion drejtpërdrejt me klientët për arritjen e marrëveshjeve të shlyerjes dhe ndjek zbatimin e tyre.
  • Bashkëpunon me Departamentin Ligjor për rastet që kalojnë në procese ekzekutimi ose procedura gjyqësore.
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e portofolit workout për drejtuesit e departamentit dhe komitetet përkatëse.
  • Mban dokumentacion të plotë dhe të përditësuar për çdo rast në menaxhim.

 

Kriteret dhe Kualifikimi Kërkuar 

  • Diplomë universitare (Bachelor/Master) në Financë, Ekonomiks, Banka, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Për pozicionin Specialist: minimumi 2 vjet përvojë pune në sektorin bankar/financiar (preferohet në fushën e rrezikut të kredisë, analizës së kredisë, rikuperimit ose workout).
  • Për pozicionin Senior Specialist: minimumi 4 vite përvojë pune në fushat e mësipërme (preferohet me përvojë në workout ose analizën e kredisë).
  • Njohuri të mira të analizës financiare dhe vlerësimit të kapacitetit ripagues të klientëve (individë dhe biznese).
  • Njohuri bazë të legjislacionit civil dhe procedurave të ekzekutimit të detyrueshëm përbëjnë avantazh.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
  • Zotërim shumë i mirë i paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).

Aftësi personale:

  • Aftësi të forta negociuese dhe komunikuese.
  • Aftësi analitike dhe vendimmarrëse në situata komplekse.
  • Integritet i lartë profesional dhe ruajtje e konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
  • Frymë bashkëpunimi dhe pune në ekip.


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 01.09.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.