Specialist / Asistent Specialist - Departamenti i Parandalimit dhe Zbulimit të Mashtrimeve

Date: Oct 27, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Specialist / Asistent Specialist – Departamenti i Parandalimit dhe Zbulimit të Mashtrimeve

Përgjegjësitë Kryesore

  • Monitorimi në kohë reale i alarmeve të mashtrimit të gjeneruara nga sistemi i monitorimit të mashtrimeve, bazuar në skenarët e krijuar për transaksionet Acquiring dhe Issuing.
  • Rishikimi dhe analizimi i historikut të transaksioneve të klientëve dhe tregtarëve për të identifikuar aktivitete të dyshimta ose mashtruese në përputhje me profilin e tyre.
  • Analizimi i të dhënave dhe modeleve të transaksioneve për të identifikuar tendenca dhe zona të mundshme rreziku.
  • Monitorimi i performancës së skenarëve aktivë të zbulimit të mashtrimeve.
  • Rishikimi periodik i skenarëve anti-mashtrim për të minimizuar rrezikun e tentativave të mashtrimit.
  • Propozimi i proceseve dhe mekanizmave të rinj për parandalimin, zbulimin dhe ndalimin e aktiviteteve mashtruese.
  • Reagimi i menjëhershëm ndaj transaksioneve të dyshimta, duke ndërmarrë veprime të tilla si bllokimi i kartave, bllokimi i tregtarëve, njoftimi i Call Center-it për kontaktimin e mbajtësve të kartave apo kontaktimi i bankave të tregtarëve për anulimin e transaksioneve të miratuara.
  • Dërgimi i transaksioneve të dyshimta nga ana Acquiring për verifikim në degët e tregtarëve, mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm dhe ndjekja e procesit deri në sigurimin e të gjithë informacionit të kërkuar.
  • Analizimi i informacionit të siguruar nga tregtarët dhe ndjekja e procedurave të përcaktuara në udhëzimet e departamentit.
  • Dërgimi i transaksioneve të dyshimta nga ana Issuing në Call Center për verifikim me mbajtësit e kartave.
  • Bashkëpunimi me departamente të tjera për të siguruar efektivitetin dhe konsistencën e masave të parandalimit të mashtrimeve.
  • Bashkëpunimi me palë të treta si procesuesit e kartave, ofruesit e sistemeve anti-mashtrim dhe përfaqësuesit e skemave të pagesave për raportimin dhe diskutimin e rasteve të mashtrimit.
  • Mbajtja e një baze të dhënash për të gjitha rastet e konfirmuara të mashtrimit të identifikuara nga sistemi ose të raportuara nga Call Center-i dhe degët.
  • Raportimi i aktiviteteve të dyshimta tek menaxheri i departamentit dhe propozimi i veprimeve për parandalimin e mashtrimeve dhe humbjeve financiare.
  • Ndërmarrja e veprimeve të përcaktuara në procedura pas njoftimeve nga skemat e pagesave për komprometim të mundshëm të të dhënave të kartave ose terminaleve të tregtarëve.
  • Bashkëpunimi me Call Center-in për konfirmimin e transaksioneve nga klientët ose kur klientët nuk janë informuar me sukses përmes SMS.
  • Analizimi i raporteve ditore dhe identifikimi i sjelljeve jo të zakonshme në përdorimin e kartave dhe aktivitetin e tregtarëve.
  • Përditësimi i vazhdueshëm me rregullat e Visa dhe Mastercard në lidhje me mashtrimet dhe ndryshimet në rregulloret e dispute-ve.
  • Ndjekja e ndryshimeve në ligje dhe rregullore që lidhen me aktivitetet mashtruese dhe procedurat e rrezikshme.
  • Përgatitja e raporteve mbi tendencat e mashtrimit, masat parandaluese dhe efektivitetin e programeve anti-mashtrim.
  • Zbatimi i të gjitha detyrave të përcaktuara në procedurat dhe proceset e departamentit.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxheri Asistent dhe Menaxheri i Departamentit.

Profili i Kërkuar

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e një ose më shumë gjuhëve të tjera konsiderohet avantazh.
  • Përvojë e mëparshme në fushën e mashtrimeve, kartave bankare ose industrisë bankare përbën avantazh.
  • Diplomë universitare.
  • Njohuri të mira të Excel-it dhe programeve të tjera të paketës Microsoft Office.
  • Aftësi të forta analitike për interpretimin e të dhënave dhe identifikimin e tendencave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi për ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve profesionale.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afate të ngushta.
  • Diskrecion dhe aftësi për të trajtuar informacion konfidencial.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për t'i përfunduar ato brenda afateve, duke ruajtur standarde të larta cilësie.
  • I/e orientuar ndaj detajeve dhe me fokus të lartë në saktësi.


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 10.11.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.