Specialist - Departamenti i Menaxhimit të Proceseve
Date: Oct 27, 2025
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Specialist – Departamenti i Menaxhimit të Proceseve
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përgjegjës për diagnostikimin dhe mbledhjen e informacionit/kërkesave nga njësitë përkatëse në bankë, me qëllim identifikimin e pikave problematike në proceset ekzistuese ose ato në zhvillim.
- Pjesëmarrje aktive në analizimin, dizajnimin dhe përmirësimin e proceseve, me qëllim rritjen e efektivitetit.
- Hartimi dhe përditësimi i hartave të proceseve duke marrë parasysh kërkesat e biznesit, për të garantuar përputhshmërinë me strategjinë e Bankës.
- Bashkëpunim ndërfunksional me ekipe të tjera për koordinimin e ndryshimeve në proceset e biznesit dhe për identifikimin e mundësive për optimizim.
- Përgatitja dhe publikimi i dokumenteve të brendshme të bankës në sistemin zyrtar të Menaxhimit të Dokumenteve, duke siguruar që informacioni të jetë i përditësuar dhe i aksesueshëm.
- Ndjekja dhe përditësimi i hartave të proceseve/procedurave sipas udhëzimeve të miratuara dhe politikave të brendshme.
- Veprimi si urë komunikimi ndërmjet departamenteve të biznesit dhe IT-së, për të përkthyer nevojat e biznesit në kërkesa zhvillimi të qarta dhe të zbatueshme.
- Asistimi gjatë fazave të testimit të projekteve të reja, përmes dhënies së feedback-ut mbi funksionalitetin dhe nevojave për përmirësim.
- Përgatitja e rregulloreve, manualeve dhe procedurave përkatëse.
- Mbështetja e degëve dhe departamenteve të tjera pas implementimit të proceseve të reja.
- Marrja përsipër e detyrave shtesë ose rutinore që lidhen me funksionet e Departamentit të Menaxhimit të Proceseve, sipas kërkesës.
PROFILI I KANDIDATIT
- Diplomë Bachelor ose Master (preferohet) në Financë, Administrim Biznesi, Informatikë Biznesi apo Ekonomiks.
- Të paktën 2 vite përvojë pune, ku preferohet minimumi 1 vit në sektorin bankar.
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
- Njohuri në paketën Microsoft Office (Outlook, Word, Excel, PowerPoint, Visio, etj.).
- Aftësi të zhvilluara analitike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi,
- Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi, por edhe në mënyrë të pavarur, nën presion dhe me afate të ngushta.
- Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie pozitive pune me kolegë
- Aftësi për të prioritizuar punën.
- Dëshirë për përmirësim të vazhdueshëm profesional dhe zhvillim personal.
- Niveli i lartë i integritetit dhe ndershmërisë.
Interested candidates are encouraged to apply until 10.11.2025
All applications will be treated with the highest confidentiality. Only candidates that meet our criteria will be notified.