Specialist - Departamenti i Operacioneve te Kartave

Date: Feb 25, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Specialist - Departamenti i Operacioneve te Kartave

Detyrat dhe pergjegjesite : 

  • Të kryejë përditësimet ditore të kartave, riprintimet, mbylljet, riaktivizimet dhe asgjësimet sipas kërkesave të mbajtësve të kartave të ardhura përmes degëve të BKT‑së.
  • Të kryejë kontrollin dhe pajtimin mujor të komisioneve të riprintimeve.
  • Të ndjekë dhe monitorojë procesin e printimit të shpërndarjes së Kartave/PIN‑eve. Në rast problemi, njofton Menaxherin e Departamentit dhe procesorin për zgjidhje.
  • Të ndjekë raportet ditore të pagesave të kartave të kreditit për gabime ose pagesa me datë vlere të mëvonshme dhe të njoftojë degët për korrigjim.
  • Të ndjekë gabimet ditore të aplikimeve për karta krediti dhe të kryejë korrigjimet.
  • Të ndjekë gabimet ditore të aplikimeve për karta debiti dhe të informojë degët për të kryer korrigjimet e nevojshme.
  • Të asgjësojë kartat e kthyera nga degët dhe të bëjë regjistrimet në sistemet përkatëse.
  • Të ndjekë kartat që nuk janë shpërndarë për më shumë se 30 ditë dhe të paralajmërojë degët përkatëse për të ndjekur rregullat e shpërndarjes dhe ruajtjes.
  • Të mbështesë degët dhe Call Center‑in me kërkesat e klientëve.
  • Të menaxhojë në kohë kërkesat e degëve përmes email‑it brenda të njëjtës ditë pune.
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër të caktuar nga Menaxheri i Departamentit.

Kualifikime:

  • Diplomë Bachelor ose Master (e preferuar) në Financë, Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Të punojë në mënyrë sistematike.
  • Të zotërojë karakteristikat e kërkuara nga Rregullorja e Brendshme e Bankës dhe rregulloret VISA dhe MasterCard.
  • Të ketë njohuri shumë të mira kontabël.
  • Të ketë aftësi analitike.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në kompjuter, Microsoft Office (Word, Excel, etj.).


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 11.03.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.