Specialist / Specialist i Lartë - Departamenti i Rrezikut Operacional
Date: Sep 16, 2026
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Detyrat & Përgjegjësitë:
- Mbledh, analizon dhe regjistron në bazën e të dhënave të rrezikut operacional incidentet e rrezikut operacional të raportuara nga punonjësit e Bankës, sipas kuadrit të brendshëm të rrezikut operacional, duke ndjekur edhe evidentimin kontabël të ndikimit të tyre.
- Mirëmban dhe përditëson Bazën e të Dhënave të Humbjeve (Loss Database) dhe formularët e raportimit, duke siguruar informacion të saktë, transparent dhe të auditueshëm.
- Mbështet procesin e vetëvlerësimit të rrezikut dhe kontrolleve (Risk and Control Self-Assessment - RCSA), si dhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit dhe masave korrigjuese pas miratimit nga eprorët.
- Kryen testime të kontrollit për të vlerësuar efektivitetin e pikave të kontrollit (përfshirë Treguesit Kryesorë të Rrezikut - KRI dhe kontrolle të tjera) të identifikuara gjatë procesit RCSA, sipas metodologjisë së Bankës.
- Mbledh informacionin e nevojshëm nga njësitë e Bankës për llogaritjen e Treguesve Kryesorë të Rrezikut (KRI) dhe monitoron çështjet që kërkojnë analizë të mëtejshme.
- Mbështet procesin e Vlerësimit të Rrezikut të Palëve të Treta (Outsource Risk Assessment / Third Party Risk Assessment) dhe ndjek zbatimin e planeve të veprimit të dala nga ky proces, me fokus të veçantë te ndikimi i rrezikut të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT Risk).
- Identifikon dhe monitoron burime alternative që mund të tregojnë ose lidhen me ngjarje të rrezikut operacional, si raporte auditimi, raporte të kontrollit të brendshëm, ankesa, pasqyra financiare, raporte monitorimi etj.
- Përgatit dhe dorëzon raportet rregullatore tremujore dhe vjetore për rrezikun operacional, sipas kuadrit rregullator në fuqi.
- Përgatit raportime për Menaxhmentin e Lartë dhe raporte ad hoc mbi kuadrin e rrezikut operacional kur kërkohet.
- Llogarit dhe raporton kërkesat për kapital që lidhen me rrezikun operacional.
- Kryen llogaritjet dhe analizat e nevojshme për ICAAP, testet e stresit (Stress Test) dhe Planin e Rikuperimit (Recovery Plan).
- Jep vlerësime dhe komente mbi produktet dhe shërbimet e reja që lançohen në Bankë.
- Përgatit materiale trajnimi dhe zhvillon trajnime për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë e punonjësve mbi rrezikun operacional.
- Kryen detyra të tjera ose përgjegjësi të veçanta që lidhen me funksionin e Departamentit të Rrezikut Operacional, sipas kërkesës së eprorëve.
Kualifikimet / Kërkesat:
- Minimumi 4 vite përvojë në sektorin bankar, institucione financiare ose në kompani të mëdha auditimi (Big Audit Firms).
- Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike dhe paketës Microsoft Office.
- Diplomë universitare (preferohet në Financë, Ekonomi ose fusha të tjera me njohuri të konsiderueshme statistikore dhe matematikore).
- Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
- Të plotësojë kërkesat dhe kushtet e përcaktuara nga rregulloret e Bankës.
Aftësitë Ndërpersonale:
- Aftësi për të përfaqësuar institucionin dhe për të punuar në grup.
- I/e vetë-motivuar, i/e organizuar mirë dhe metodik/e në punë.
- I/e saktë dhe i/e besueshëm/me, me integritet, ndershmëri dhe përkushtim të lartë.
- Mban veten dhe të tjerët përgjegjës për rezultate cilësore të matshme dhe respekton afatet.
- I/e aftë të punojë nën presion.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, si dhe aftësi të forta organizative dhe menaxhimi të shumë detyrave njëkohësisht.
- Mban një qëndrim pozitiv, të hapur dhe objektiv ndaj këndvështrimeve dhe perspektivave të ndryshme.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 29.09.2026
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.