Specialist / Specialist i Lartë për Biznesin Bankar -Departamenti i Përputhshmërisë së Kapitalit
Date: Oct 30, 2025
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Kapitali është burimi më i vlefshëm financiar i një banke. Kapitali i aksionarëve luan rol parësor në përthithjen e humbjeve dhe ofron siguri për depozituesit, kreditorët dhe rregullatorët se fondet e klientëve janë të mbrojtura.
Departamenti i Përputhshmërisë së Kapitalit është përgjegjës për krijimin, zbatimin dhe monitorimin e kuadrit të brendshëm rregullator që mbështet drejtuesit ekzekutiv të Bankës në ruajtjen dhe rritjen e vlerës së kapitalit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbështet në përgatitjen dhe mirëmbajtjen e kuadrit të brendshëm në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore që lidhen me fondet e veta dhe detyrimet e pranueshme;
- Monitoron dhe përgatit raportimet e nevojshme mbi fondet e veta dhe detyrimet e pranueshme;
- Kryen llogaritjen dhe raportimin periodik të treguesve të kapitalit, si raporti i levës financiare dhe kërkesat makroprudenciale të kapitalit;
- Bashkëpunon me departamente të tjera në lidhje me testet e stresit dhe procese të tjera që ndikojnë kapitalin rregullator dhe nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit;
- Mbështet në hartimin dhe mirëmbajtjen e kuadrit të brendshëm dokumentar dhe operacional që synon të rrisë aftësinë e bankës për zgjidhje dhe të promovojë qëndrueshmërinë;
- Kryen detyra të tjera të zakonshme ose të veçanta që lidhen me funksionet e Departamentit të Përputhshmërisë së Kapitalit, sipas kërkesës së eprorëve.
Aftësitë / Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në fakultete të fushës ekonomike;
- Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, të shkruar dhe të folur;
- Aftësi të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
- Njohuri mbi aktivitetin bankar;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive me baza të mëdha dhënash;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe sens kritik;
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin personal dhe organizimin;
- Njohuri shumë të mira në Windows dhe MS Office.
 Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 13.11.2025
 Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.