Specialist i Marketingut Dixhital

Date: Jul 1, 2025

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të ndërtojë marrëdhënie me të gjitha palët e përfshira në një fushatë reklamuese.
  • Të krijojë, menaxhojë dhe optimizojë fushatat e marketingut në platformat dixhitale (Google Ads, Meta Ads, etj.) në bashkëpunim me agjencinë e jashtme dixhitale të bankës.
  • Te menaxhojë përmbajtjen në rrjetet sociale dhe faqen zyrtare të bankës.
  • Të krijojë plane javore për përmbajtjen në rrjetet sociale.
  • Të monitorojë dhe analizojë performancën e fushatave përmes mjeteve analitike (Google Analytics, Meta Business Suite, etj.) në bashkëpunim me agjencinë e jashtme dixhitale të bankës.
  • Të hartojë raportet periodike mbi ecurinë e fushatave dhe të propozojë optimizim të fushatave.
  • Të kërkojë dhe identifikojë trende të reja në marketingun dixhital.
  • Të bashkëpunojë me ekipin kreativ dhe agjenci të jashtme për krijimin e përmbajtjes.
  • Të prodhojë video tutorial për produktet dixhitale të bankës dhe reels për disa nga aktivitet e stafit.

 

Detyra dhe Përgjegjësi të tjera:

  • Të bashkëpunojë me ekipin e organizimit të aktiviteteve të bankës.
  • Të bashkëpunojë me agjencinë e monitorimit të media planeve dhe koordinim me agjencinë e blerjes së airtime.
  • Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit të bashkëpunimeve me palë të treta.
  • Të përgatisë materialet promovuese dhe infromuese të marketingut në degë apo panaire.
  • Të bashkëpunojë me departamente të tjera për zbatimin e projekteve ndërfunksionale të marketingut.
  • Të bashkëpunojë me palë të treta pjesë e proceseve të njësisë Marketing.
  • Të sigurojë arkivimin e çdo pune sipas përgjegjësisë, që mbahet në kuadër të departamentit (kopje soft dhe hard).
  • Të menaxhojë pagesat në kohë të shpenzimeve dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës për kanalet dixhitale.
  • Të përfshihet në detyra të tjera sipas kërkesave të departamentit.

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Ekonomi apo Informatike Ekonomike.
  • Të paktën 2 vite përvojë pune në marketing dixhital
  • Njohuri shumë të mira të Google Ads, Facebook/Instagram Ads dhe mjeteve të tjera të reklamimit online
  • Njohuri në përdorimin e mjeteve si Canva, Adobe Premiere, After Effects, CapCut ose mjete të ngjashme
  • Eksperiencë me SEO/SEM
  • Aftësi analitike të mira dhe përvojë me Google Analytics ose mjete të ngjashme
  • Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë)
  • Patentë klasi B

 

Kandidatet e interesuar te aplikojne deri me 15.07.2025