Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Bankingut Tregtar

Date: Mar 6, 2026

Location: Tirana, BKT ALBANIA

Company: BKT

Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Bankingut Tregtar

Përgjegjësitë Kryesore

  • Të veprojë si pika kryesore e kontaktit për klientët SME dhe Mikro, duke ruajtur marrëdhënie të forta dhe profesionale.
  • Të promovojë dhe tregtojë produktet dhe shërbimet e Bankës për SME dhe Mikro për klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Të identifikojë mundësi të reja biznesi dhe të kontribuojë në rritjen e portofolit komercial.
  • Të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie efektive me klientët e rinj dhe ekzistues.
  • Të kontaktojë, negociojë dhe propozojë çmime të përshtatshme për produktet bankare SME dhe Mikro.
  • Të monitorojë zhvillimet e tregut dhe të analizojë performancën financiare dhe të biznesit të klientëve.
  • Të kryejë vizita te klientët dhe të përgatisë raporte dhe formularë diskutimi pas takimeve.
  • Të identifikojë në mënyrë proaktive mundësi të cross-selling dhe referral në të gjitha divizionet e Bankës.
  • Të sigurojë cilësi të lartë shërbimi duke vlerësuar vazhdimisht përvojën e klientit dhe duke propozuar përmirësime.
  • Të zhvillojë dhe të mirëmbajë rrjete me palë të brendshme dhe të jashtme me qëllim arritjen e objektivave të biznesit.
  • Të kryejë kërkime tregu dhe analiza të konkurrencës për produktet e kreditimit.
  • Të mbështesë zhvillimin e produkteve, iniciativat e çmimit dhe optimizimin e proceseve.
  • Të asistojë degët me aplikimet e kredive, strukturoimin dhe dokumentimin.
  • Të kryejë analiza kredie dhe vlerësime financiare të klientëve.
  • Të monitorojë performancën financiare të klientëve dhe të rekomandojë masa korrigjuese kur është e nevojshme.
  • Të përgatisë propozime biznesi, prezantime dhe dokumentacion kontraktual.
  • Të bashkëpunojë me IT dhe departamente të tjera në implementimin e produkteve të reja bankare.
  • Të ofrojë trajnime dhe mbështetje për stafin e degëve lidhur me produktet e kredive për biznes dhe teknikat e shitjes.

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë në banking komercial ose institucione financiare (preferohen të paktën 2 vite).
  • Njohuri të forta në analizën financiare dhe vlerësimin e kredisë.
  • Njohuri shumë të mira të aplikacioneve Microsoft Office.
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe të folur anglisht.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar shumë prioritete njëkohësisht.
  • Aftësi të forta analitike, negocimi dhe zgjidhjeje problemesh.


    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 20.03.2026 

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.