Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Vlerësimit të Kredive
Date: Jun 8, 2026
Location: Tirana, BKT ALBANIA
Company: BKT
Specialist/Senior Specialist - Departamenti i Vlerësimit të Kredive
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Siguron që kërkesat për kredi të jenë në përputhje me Ligjet dhe Rregulloret Bankare, si dhe me Politikën e Kreditimit të BKT.
- Siguron që puna të kryhet me saktësi, në kohë dhe në përputhje me rregulloret.
- Kontrollon dokumentacionin dhe informacionin e klientëve të paraqitur nga degët.
- Kryen analiza interpretuese të pasqyrave financiare dhe përgatit raporte analitike për klientin për qëllime vendimmarrjeje mbi kredinë.
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse lidhur me dokumentacionin e dosjeve dhe lehtëson procesin.
- Ndjek portofolin e caktuar dhe bashkëpunon me degët për kryerjen e rishikimit vjetor të portofolit.
- Përgatit raporte për eprorët sipas kërkesës.
- Vepron në përputhje me rregulloret dhe parimet e Bankës.
- Merr përsipër detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit.
Kërkesat Kryesore:
- Të përmbushë kushtet sipas rregulloreve të Bankës.
- Minimum 1 vit eksperiencë në sektorin bankar.
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit dhe aplikacioneve të zakonshme software.
- Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi ose Financë).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.
Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 22.06.2026.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.